Prona apartament pozicionohet në katin e 8-të banim dhe të 9 nga toka te nje ndertese, në anën jugore të rrugës “Petrit Bisha”, në jugperëndim të qendrës së Vlorës në distancë rreth 700 m. Ajo ndodhet në distancë rreth 100m në perëndim të Blv.”Ismail Qemali”. Në jugperëndim të prones në distancë rreth 200m në vijë ajrore ndodhet shkolla 9 vjecare “24 Maji”. Në verilindje të pronës gjendet Teatri “Petro Marko” në distancë rreth 200 m në vijë ajrore.
Objekti në të cilin ndodhet apartamenti, është një pallat 9kat + 1 kat nëntokë, i ndërtuar rreth viteve 2003-2004. Ai është në kushte të mira dhe me cilësi të mirë punimesh ndërtimore.
Prona përbëhet nga 2 koridore nga ku krijohet akses në, një dhomë dite , në 2 dhoma dhe në 2 nyje higjeno/sanitare dhe në tre ballkone (verandë).
When you visit any web site, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. Control your personal Cookie Services here.