Truall dhe Ndërtesë 3-kat
Organizimi i Truallit: Trualli shtrihet në një zonë fushore në drejtimin lindje -perëndim dhe sipas konfiguracionit të rregullt drejtkëndore në plan. Prona ka rrethim te realizuar me mur me gur derorativ deri në lartësi rreth 1.2m dhe lartësi 1.6m dhe është i kombinuar edhe me kangjella metalike dekorative.
Aksesi: Trualli pozicionohet buzë rrugës nacionale. Trualli aksesohet nga kufiri lindor nëpërmjet 2 portave metalike. Njëra për kalimin e këmbësorëve dhe tjetra për kalimin e automjeteve.
Sipërfaqja e truallit të regjistruar është 3660m2 . Mbi këtë sipërfaqe trualli është ndërtuar një ndërtesë 3-kat+1 kat papafingo dhe një kapanon me konstruksion metalik .
Ndërtesa 3-kat & Kapanon
Organizimi i Ndërtesave
Godina 3 kat është e organizuar në: Ambjente Zyra, Ambjente ekspozitë për materjalet dhe impiantet e gazit , dhe oficinë mirëmbajtje dhe montimi.
Kapanoni 1 kat është i organizuar në: Ambjente shërbimi dhe magazinimi për impiante gazi dhe Ambjente për mbushjen me gaz.
When you visit any web site, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. Control your personal Cookie Services here.