Prona eshte nje truall me siperfaqe totale 1145m2 me 7 ndertesa te ndryshme 1-3-kateshe dhe 2 tenda, e ndodhur ne Bozanxhije, fshati Romanat, te komunes Rrashbull te rrethit Durres. Prona ka nje konfiguracion te rregullt afersisht katerkendor. Prona ne te kater anet eshte e rrethuar me mur , te gjitha te suvatuara brenda dhe jashte. Ndertesat 1-3-kateshe kane lartesi te ndryshme. Ne ball (ne hyrjen nga rruga) ka nje porte metalike dy kanateshe te plote.
Brenda teritorit te rrethuar siperfaqja e oborrit eshte e shtruar me zhavorr dhe me granil. Trotuaret dhe sheshet e vegjel anash zyres, perpara kabines elektrike, perpara Oficines dhe perpara Fabrikes 3kt jane te shtruara me beton.
Zyrat 1kt, me siperfaqe 32 m2
Magazina madhe e grurit 1kt, me siperfaqe 103m2
Ndertesa makinerive 3kt , me siperfaqe kati 80m2
Magazina e miellit 1kt, me siperfaqe 178m2
Ndertesa e Oficines 1kt, me siperfaqe 68 m2
Siperfaqja e jashtme e pergjithshme e truallit eshte rreth 1145 m2. Zyrat 1kt ne kendin e majte te hyrjes ne prone, jane me konstruksion me mure tulle, me mbulese me solete, suvatuar dhe lyer jashte dhe brenda. Dyert jane prej druri. Dritaret jane prej druri. me xhama te zakonshem. Dyshemeja e zyres eshte shtruar me pllaka. Muret dhe tavanet jane tesuvatuar dhe te lyer me te bardhe.