Prona e llojit “Ndërtesë” ndodhet në zonën jugperëndimore të qytetit të Elbasanit. Prona ka sipërfaqe totale 138 m2, ndodhet përgjatë rrugës Bedri Berisha, rreth 210 m në jug të kryqëzimit të kesaj rruge me rrugen Iliaz Kosova. Ndërtesa është 1 kt, me mur rrethues me tulla, mbulesa është solete, e hidroizoluar. Ndërtesa ka forme të rregullt gjeometrike, drejtkëndësh me brinjën më të vogël 10 m paralel me rrugen. Ndërtesa është e ngritur nga kuota e trotuarit rreth 20 cm. Zona ne te cilen ajo ben pjese eshte një zonë e populluar, me ndërtime të karakterit rezidencial. Prona ka karakter tregtar.